Policia e trafikut e pamëshirshme, për 10 ditë ka sanksionuar 6.489 shoferë

Në periudhën prej 31.12.2020 deri më datën 09.01.2021 nga ana e policisë së trafikut në tërë territorin e vendit janë sanksionuar 6.489 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

-për makina të paregjistruara janë dënuar 414 persona,

-për vozitje pa patentë shoferë 520 persona,

-për vozitje nën ndikimin e alkoolit 185 persona,

-për tejkalim të shpejtësisë 835 persona,

-për tejkalim të palejuar 312 persona,

Nga MPB thonë se kontrollet të cilat i zbaton MPB në mënyrë evidente ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle po zbatohen. /SHENJA/