Policia e Shkupit në këmbë, mezi ndaluan dy emigrantë me Reno Klio

Forca të shumta policore janë mobilizuar mbrëmë në Shkup, për të ndalur një veturë Reno Klio, e cila ka refuzuar të ndalet në sinjalin e dhënë nga policia në Bulevardin Jane Sandanski. Prej aty ka lëvzur në drejtim të TVM-së, kurse forca plotësuese policore janë nisur për ta ndalur. Në rrugën Bellasica Clio ka goditur një veturë policore, po sërish nuk është ndalur, transmeton Gazeta Lajm. Pas një kohe të shkurtër, te lagja Keramidnica shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një zhardinjerë. Lëndime ka marrë bashkëuhdëtari, kurse shoferi ka dalë nga vetura dhe është futur në lumin Vardar. Pas një kohe është nxjerrë nga lumi dhe dy peronat janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” ku është konstatuar se janë nga Algjeri.
Ata veturën e kanë marë në fshatin Gradec të Vallandovës dhe prej atje janë nisur në drejtim të Shkupit.