Policia e Mançesterit konfirmon arrestimin e Greenwoodit

Anglezi është i arrestuar për akuzat mbi përdhunim dhe sulm fizik ndaj ish të dashurës, e cila i postoi videot dhe fotot në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, policia e Mançesterit ka konfirmuar se kanë arrestuar 20-vjeçarin me akuzat për përdhunim dhe sulm fizik.

“Policia e Mançesterit të Madh u njoftua më herët sot (të dielën 30 janar) për imazhet dhe videot e mediave sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike”

“U nis një hetim dhe pas hetimeve mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, edhe Man United ka konfirmuar se Greenwood nuk do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, apo të zhvillojë ndonjë ndeshje, derisa kjo çështje të qartësohet./