Policia e Kosovës nga sot nis kthimin në orar të rregullt të punës

Policia e Kosovës nga sot nis kthimin në punë me orar të rregullt, për dallim nga ai me të cilin operonin ndërsa në vend kishte masa më të shtrënguara sa i përket luftës me pandeminë koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigjie për Klan Kosovën, Zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ndërsa tha se mbesin të përkushtuar që varësisht prej situatës të vazhdojnë angazhimin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.

”Nga sot 26.05.2020, Policia e Kosovës kryesisht do te kthehet ne orarin e rregullt të punës (8 orësh), përjashtuar vlerësimet pre rajonin e Prizrenit për arsye te rasteve te fundit me COVID-19.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe varësisht prej situatës, vlerësimeve dhe rrethanave qe mund te paraqiten do te vazhdoje angazhimin e saj ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore karshi qytetareve dhe vendit”.