Policia arreston një person nga Haraçina, ja pse dyshohet!

Më 10.02.2020 në orën 18:30 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkupi” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se F.R.(28) nga fshati Haraçinë kërkohej nga policia me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “grabitje të rëndë”. Ai u mbajt në paraburgim dhe iu dorëzua policisë në Stacionin Policor të Kisela Vodës për tu transportuar më pas në burgun e Shkupit.