Policët: Pagesë për angazhimin në pandemi

Policët e rinj kërkojnë kompensim të njëhershme për veprimet e tyre gjatë pandemisë Kovid-19. Derisa disa kanë ndenjur në shtëpi, ata thanë që veprimet e tyre në situata të tilla emergjente duhet të shpërblehen. Nga ana tjetër, sektori i grave në sindikatën e policisë, kërkon barazi më të madhe gjinore në polici dhe përfaqësim më të madh të tyre në pozitat udhëheqëse. Përveç kësaj, policet ankohen se uniformat që ata veshin nuk janë të përshtatshme për anatominë e femrave, dhe rreth 90% e tyre duhet të dërgojnë uniformat për korrigjime te rrobaqepësi. Këto vërejtje u shprehën gjatë vizitës së Ministrit Spasovski në Ohër në fillim të lojërave sportive të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.

“Ju e dini që shumë nga punonjësit për shkak të disa kufizimeve të tjera nuk ishin në gjendje t’i kryejnë aktivitetet e përditshme, ishin në shtëpi dhe morën mungesë me pagesë kurse ne të tjerët që i kryenim aktivitetet e përditshme, nuk kishim të drejtë për pushime dhe kishim një numër më të vogël të ditëve të lira..”- deklaroi Benjamin Kerimi- sektori i të rinjve në MPB.

“Megjithatë, duhet të kemi mjete të mjaftueshme financiare. Unë jam për atë që të flasim dhe të përcaktojmë cilat janë përparësitë tona dhe të veprojmë sipas kësaj në të ardhmen. Nëse mund të sigurojmë fonde shtesë nga Qeveria në mënyrë që të mund t’u falënderohemi atyre që kanë punuar gjatë gjithë kësaj kohe, ne do ta bëjmë këtë. Nëse jo, do të kërkojmë mënyra në këto segmente, sepse ju keni marrë gjithashtu orë shtesë sepse keni punuar. Të gjithë duhet të jemi realist në maksimum, nëse dëshirojmë të arrijmë qëllimet tona”.-pohoi Oliver Spasovski- ministër i brendshëm./Alsat