Policët me biçikleta do të kapin vjedhësit në plazhet e Strugës

Reparti për Punë të Brendshme në Strugë e ka aktivizuar patrullën policore me biçikletë, si formë e e re dhe bashkëkohore për punën e policisë për ndërtim të partneritetit dhe kontakt më të afërt me qytetarë.

Patrulla do të ketë efikasitet më të lartë në parandalimin, zbulimin dhe gjetjen e kryerësve të vjedhjeve në plazh dhe në parkigje.

“Duhet të sigurojë mobilitet më të madh të shërbimit policor në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, dhënien e ndihmës dhe mbrojtjen e qytetarët dhe subjekt për efikasitet më të lartë në kryerjen e punëve policore”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.

Patrullimi me biçikletë do të kontribuojë në afirmimin e çiklizmit si disiplinë sportive e mënyrë e shëndetshme për jetë dhe do ta fuqizojë imazhin pozitiv për policinë në publik./TV21