Policë të rremë zhvatin qytetarët e Ohrit?!

Fenomeni i cili ndodh së fundmi në Ohër ka shqetësuar qytetarët e këtij qyteti, sidomos të moshuarit.

Mashtruesit në mënyrë të rreme paraqiten si policë dhe zhvatin para nga qytetarët.

Ata shënjestrojnë familje, i lajmërojnë se anëtari i tyre ka shkaktuar aksident me viktima dhe u  kërkojnë para me pretekstin se do ta shpëtojnë nga burgu.

Viktimë e këtyre “policëve” të rremë, kanë qenë edhe prindërit e Anetës nga Ohri.

“Gjatë ditës se djeshme në orën 10:30 në mëngjes, prindërit e mi kanë pranuar një lidhje telefonike ku ishin prezantuar një person i pa njohur si inspektor policie dhe u është thënë se motra ime ka bërë një aksident rrugorë, se ka shkelur një fëmijë gjendjet në spital se i janë thyer dhëmbët dhe se prindërit e fëmijës kërkojnë para që motra ime mos rrijë në burg 15 vjet”, tha Aneta Vrshkoska Jovanoska.

Mashtruesit nga këto të moshuar kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.

“I kërcënuan, i kanë nxjerrë të gjitha paratë dhe i kanë numëruar, ju kanë treguar sa, ju kanë dhënë urdhër se nuk duhet askujt t’i tregojnë, t’i vendosin në zarf dhe se do të vijë një njeri që t’ia japin”, deklaroi Aneta Vrshkoska-Jovanoska.

Prindërit e Anetës të shokuar nga kjo telefonatë kanë nxjerrë paratë për t’i dorëzuar, por në atë moment Aneta është kthyer në shtëpi.

“Në momentin kur hyra, linja telefonike nuk ishte mbyllur ende dhe babai më dha telefonin dhe më tha, bijë shiko çfarë duan njerëzit, nuk e kuptoj dot. Në pyetjen time ju lutem identifikohuni, më thoni numrin e policisë dhe nga cili stacion po telefononi dhe unë u thashë se kjo nuk do të përfundojë kështu dhe e mbyllën telefonin”, pohoi Aneta Vrshkoska-Jovanoska.

Aneta menjëherë rastin e kanë denoncuar në polici, nga ku kanë mësuar se në periudhën e kaluar ka pasur edhe disa mashtrime të njëjta.

Nga SPB Ohër thonë se po bëhet gjithçka për gjetjen e mashtruesve. Policia apelon që qytetarët, veçanërisht të moshuarit,  të mos bien pre e këtyre mashtrime dhe të ngjashme, përmes thirrjeve nga persona të panjohur dhe çdo rast të tillë ta lajmërojnë në numrin e telefonit 112 ose në stacion policorë më të afërt./TV21