Pogbas nuk po i pritet: “Kurrë nuk kam kaluar diçka të tillë në karrierën time”

Pogba mezi pret të rinisë sezoni.

Për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe të rënda, Paul Pogba ka humbur pothuajse gjithë sezonin 2019/20.

Megjithatë, qëndrimi larg fushave duket i ka ardhur fundi pasi Pogba ndien se është pranë rikuperimit dhe mezi pret të zbresë në fushë.

Deri në rinisjen e sezonit, që flitet se mund të ndodhë në fund të muajit maj për shkak të pandemisë koronavirus, ai do të jetë 100% gati.

“Kam qenë i mërzitur për një kohë të gjatë. Tani jam pothuajse gati dhe po mendoj vetëm për t’u rikthyer dhe stërvitur në të njëjtën kohë me shokët e ekipit tim”, tha ai.

“Kurrë nuk kam kaluar diçka të tillë në karrierën time. Mezi po e pres kthimin në fushë dhe dua ta bëj si duhet, duke treguar se sa shumë e dua futbollin”.

Pogba nuk ka dashur të flasë për të ardhmen, ai lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United.

Juventusi dhe Real Madridi interesohen për mesfushorin francez. /Gazeta Express/