Mesazhi nga koha e karantinës nga Jusuf Zejneli

Ti përkushtohemi punës online, leximit të literaturës profesionale dhe shtesë, të respektojmë masat e mbrojtjes nga coronavirus, në veçanti distanca, vetëizolimi, ndalesa e lëvizjes, tjetra është punë dhe obligim i institucioneve përkatëse

Shpresoj të gjithë të jemi mirë me shëndet dhe të krijojmë përvoja të reja pune, krijimtarie dhe në mirësjellje. Natyrisht kjo gjendje e re të cilën po e kalojmë, ka krijuar praktika të reja, në aspektin juridik duhet respektuar kufizimin e lëvizjes, distancën, masat shtesë të qeverisë, në ate shëndetësor rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe ministrisë së shëndetësisë, në aspektin psikologjik ka përsosur intiligjencën tonë përkatësisht aftësinë për tu gjindur në situata të reja. Veprimi sipas rregullave të reja, nënkupton fitoren e luftës ndaj këtij virusi, triumfin tonë të përbashkët dhe efikasitet në vazhdimësi. Kuriozitet i kësaj periudhe është fakti se puna jonë kryehet online, sikurse procesi i ligjeratave ashtu edhe i mbledhjeve, mirëpo gjithçka shkon mirë dhe besoj arihet qëllimi final. Njëkohësisht, personalisht i përkushtohem edhe punimeve shkencore dhe ribotimit të librave dhe përsosja e idesë për botim të ri. Ndërkohë lexoj libra, kreysisht literaturë profesionale dhe shtesë. Ne duhet të krijojmë dhe jo të paragjykojmë, sikurse në këtë periudhë, gjithashtu edhe pas saj. Secili duhet përsoset profesionalisht, të kryen obligimet që ka, nuk duhet humbur kohë me ate se çka do të ndodhë në vazhdimësi, nëse ne i përkushtohemi secili realizimit të obligimeve tona, do të ndodh më e mira. Lidhur me respektimin e masave, tani besoj secili kemi krijuar një përvojë dhe e kemi të qartë se zbatimi i tyre është shëndet për gjith ne, sidomos respektimi i distancës dhe sa më pak të qëndrojmë gjatë kohës së furnizimit me artikuj ushqimor dhe të ngjashëm.
Shpresojë se jemi edhe më të bindur se përmes punës online mund të kontribuojmë në masë të madhe në zhvillimin e tërësishëm, personalisht kam më shumë obligime se kurr, krahas komunikimit nga distanca me miq, krijojnë kreativitet dhe kursejm kohën për të qenë sa më produktiv. Me punë sistematike, përkushtim, tejkalohet çdo vështirësi!
Sot ju përshëndes nga distanca, sëshpejti nga afër!

Sinqerisht,
Prof.Dr.Jusuf Zejneli
Profesor në Fakultetin Juridik
Universiteti i Tetovës