Paul Pogba është pranë transferimit drejt Juventusit.
Pogba ka kontratë me Manchester United deri në fund të sezonit, ndërsa rinovimi nuk do të ndodhë.
Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për transferimin e francezit, por Juventusi duket të jenë më afër tij.
Sipas ‘Goal’ francezi është shumë pranë transferimit drejt Torinos.
Pogba kaloi katër sezone te Juventusi gjatë vitit 2012-16.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një rikthim të mesfushorit në ‘Allianz Stadium’.