Pogba jep detaje për të ardhmen: Kënaqem duke luajtur te Manchester United

Francezit i skadon kontrata në verë, por për momentin nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, pavarësisht negociatave të vazhdueshme, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Pogba tha se kënaqet duke luajtur për Manchester Unitedin.

“Kënaqem duke luajtur te Manchester United. Pastaj Cristiano Ronaldo është i veçantë, një ndër më të mirët në botë, më pëlqen të luajë me të”, deklaroi ai.

 

Ndërkohë, PSG dhe Real Madrid janë dy gjigantët evropianë që e duan në verë, në rast që nuk rinovon kontratën.