Pogba flet në lidhje me të ardhmen e tij

E ardhmja e Paul Pogba vazhdon të jetë e paqartë.

Francezi ka kontratë me Manchester United deri në qershor të këtij viti dhe nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.

Në lidhje me të ardhmen e tij, ai foli për programin francez të futbollit, ‘Telefoot’.

Pogba, tha se dëshiron të fitojë tituj, por këtë nuk po e arrin viteve të fundit me Man United.

“Unë dua të fitoj tituj, të luaj për diçka. Këtë vit dhe vitet e fundit ne nuk kemi fituar tituj. Është e trishtueshme”, ishin fjalët e Pogbas, transmeton lajmi.net.

Sipas tij ka ende ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’, por nuk kanë për çfarë të luftojnë.

“Sezoni nuk ka përfunduar ende, por pothuajse nuk kemi më tituj për të luajtur”, vazhdoi ai.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për mesfushorin, duke përfshirë Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint Germain.