Pogba dënohet nga Juventus

Juventus sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Freiburg në kuadër të 1/8 së finales së Europa League.

Pjesë e ekipit ishte paraparë të ishte edhe mesfushori Paul Pogba, megjithatë sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, klubi e ka lënë jashtë francezin.

Kjo si dënim për arsye disiplinore, pasi Pogba ka arritur vonë në stërvitjen e ekipit ditën e mërkurë.