Poeti kërçovar su lmon ashpër Çun Lajçin: Paska ardhë ky lypsari

Aktori dhe poeti kosovar, Çun Lajçi gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ndodhet në Shkup, e ku ka qëndruar në sheshin e këtij qyteti, në përpjekje për të shitur disa nga librat e tij.

Qëndrimi i Çun Lajçit në Shkup ka nxitur reagimin e poetit nga Kërçova, Adem Xheladini, i cili e ka quajtur aktorin kosovar lypsar e mjeran.

Paska ardhur në Kërçovë Çun Lypsari (mjerani)! Ama mërgimtarët i paskan ikur… (Nuk paska kë të mashtrojë si herën tjetër kur mori 1000 euro të thata nga Gara petrol) dhe ca “cikërrima euro” nga Komuna e Kërçovës (se nuk donin të turpërohen duke e parë “artistin me sharki në krah që shet “libra”)”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Paska ardhur në Kërçovë Çun Lypsari (mjerani)! Ama mërgimtarët i paskan ikur… (Nuk paska kë të mashtrojë si herën tjetër kur mori 1000 euro të thata nga Gara petrol) dhe ca “cikërrima euro” nga Komuna e Kërçovës (se nuk donin të turpërohen duke e parë “artistin me sharki në krah që shet “libra”).

Madje ky “intelektuali patriot opozitar” i rruajti ca mjete edhe nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Severna Makedonijas).

Ta njoftojmë këtë “artistin kombëtar” endacak se ka mundur të marrë pjesë në Panairin e Librit në Tiranë, por siç duket nuk ia var njeri andej (këtij mashtruesi përfitues klandestin)!

PS.
Një mëkat paska bërë mërgata që s’ e paska pritur që ky t’ua fusë duart nëpër xhepa!
Herën tjetër kur të vini ani se i bëni “haber” këtij Çun Mjeranit, se lekët i duhen shumë se duhet ta bleje IPhone-in në version të fundit, (me shumë kamera) për ta promovuar surratin e tij të mbrapshtë!…

Por ka reaguar edhe Çun Lajçi i cili ka shkruar:
Nji shkrim sa me thanë!

S’e njoh Adem Xheladinin, por deri sa merret me aktivitetin tim, len me kuptua se e njeh mirë kush asht Çuni, se i kallxojnë rolet n’teatër e n’filma e 13-të vepra t’botueme e t’lexueme gjithandej shqiptarisë!

Por, ai n’vend se t’vinte n’shesh të librat e mi, (mëqë qenka profesor e poet) e t’me uronte shitje të mbarë, zgjodhi të shkruente zi e ma zi për mua.
Jo mik, unë s’jam lypsarë, (siç me quen ti që qenke zotni), por shitës i veprave të mia, që asht nder e madhështi me i qëndrua librit pranë!
Me quen mjeran që s’marr pjesë në Panairin e Librit në Tiranë! Po ç’punë kam aty? Mos jam botues unë?

Që m’paska dhanë pare Ministria e Maqedonisë së veriut, ti duhet t’jeshë o i marrë o totalisht shpirt katran, se unë jam kosovarë e s’e kam atë të drejt, pastaj mund ta vertëtosh që sonte, se minarja nuk mëshefet n’thes!
Sharkinë (që ty të pengueka), po, kurrë s’e hjeki nga dora, as lahutën as çiftelinë, se jam krenar me folklorin e popullit tim dhe e dua me shpirt!
P.S
Kush i blenë librat e mi e sa kushtojnë, asht puna ime se unë ua ve çmimin, por duart n’xhepa s’ua fus mërgimtarve miku profesor!

Tash e mbajsh me shnet marrinë që e paske shkrua e tjetër herë afrohu, se ti dhuroj me dedikim veprat e mia, se qenke profesor dhe e meriton besoj!