Pochettino për treshen sulmuse: Kanë nevojë për kohë që të përshtaten

Kylian Mbappe, Leo Messi dhe Neymar Jr nuk janë komponuar ende në mënyrën më të mirë mes vete, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, trajneri Mauricio Pochettino ka besim të madh te tre futbollistët e tij, por e pranon se ata kanë nevojë për pak kohë.

“Ju nuk mund t’i mësoni këta tipa djemsh se si duhet të sillemi në fushë.”

“Mendoj se ata kanë talent të jashtëzakonshëm, e vetmja gjë që u nevojitet është koha, së bashku, për të filluar krijimin e këtij lloji lidhjeje. Por ju nuk mund t’i mësoni këta lojtarë të mëdhenj”.

“Është e pamundur ti këshillosh sepse ata do të sillen ashtu siç ndihen, sepse ata jetojnë ashtu siç ndihen, ata luajnë si ndihen përmes emocioneve të tyre dhe ju nuk mund t’i këshilloni”.

“Ata janë të zgjuar, mjafton të dimë se çfarë duhet të bëjnë, edhe ata e ndiejnë përgjegjësinë sepse, e dini, të qenit në PSG ka të bëjë me fitoren, ka të bëjë me presionin për të dhënë gjëra të mira”, tha Pochettino.

Treshja Messi-Neymar-Mbappe do të rikthehet në aksion pas ndeshjeve të Kombëtareve.