Pochettino më afër rikthimit te Tottenhami, se sa kalimit te Unitedi

Mauricio Pochettino pritet të largohet nga Paris Sint-Germian në fund të këtij edicioni.

Trajneri argjentinas nuk po arrin të menaxhojë skuadrën siç kishin shpresuar bordi i klubit francez, andaj largimi i tij pritet të ndodhë.

Por, Pochettino pritet që menjëherë të angazhohet në një tjetër klub, dhe sipas talkSPORT, mund të rikthehet te Tottenhami.

Spurs janë të zhgënjyer nga Antonio Conte, pasi italiani po ashtu po e sulmon klubin në konferenca për media për mungesë të transferimeve.

Andaj, Pochettino që kishte suksesin më të madh në histori të klubit (finalja e humbur e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit) pritet të rikthehet te Tottenhami.

Por, argjentinasi lidhet edhe me një kalim te Manchester United, por sipas mediumit, ai është më afër Tottenhamit.