Pochettino: Mbappe më pyet shumë për Premierligën dhe preferon të flas në anglisht

Francezi është i lidhur me largimin nga PSG-ja dhe kalimin te Real Madrid, derisa ka spekulime se interesim ka shprehur edhe Liverpool, transmeton lajmi.net.

Pochettino ka zbuluar se Mbappe e pyet shumë për Premierligën dhe që preferon të flasë anglisht para gjuhës spanjolle.

“Kylian e do futbollin dhe do të flas për futbollin. Më pyet shumë për Anglinë, si është loja, mentaliteti dhe kultura”.

“Është vetëm 22, por shumë i matur, besim te talenti i tij dhe i hapur. Ai flet gjuhen franceze, por gjithashtu perfektë në anglisht dhe në gjuhën spanjolle. Unë flas anglisht dhe në gjuhën spanjolle me të, më shumë anglisht”.

“I thashë herën e kaluar: ‘Unë duhet ta praktikojë gjuhën franceze me ty që të përmirësohem’ dhe ai tha ‘sigurisht, por është më mirë për mua të flas në anglisht’. Ai ka dëshirë të praktikojë gjuhë të ndryshme”, deklaroi ai.

Nesër, PSG-në e pret sfida tejet e vështirë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale.