Pochettino i jep një goditje të madhe futbollistëve të Chelseat pas barazimit ndaj Burnleyt

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në Stamford Bridges përballë Burnleyt, përkundër që ishin me një futbollistë më shumë në fushë.

Londinezët tani ndodhen në vendin e 11-të në tabelë me 40 pikë dhe thuajse pa gjasa për të zënë një vend që i dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Pochettino ka shpërthyer pas kësaj ndeshje, duke kritikuar jashtëzakonisht shumë lojtarët e tij dhe duke thënë se është i zhgënjyer nga paraqitja e tyre.

“Nda Burnleyt kemi treguar se nuk kemi aftësinë, as energjinë, as urinë dhe as minimumin e nevojshëm për të garuar n Ligën Premier ”, tha fillimisht argjentinasi.

“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer sepse mendoj se është më shumë një çështje mendore sesa e këmbëve. Është më shumë një problem të jesh i fortë si grup dhe si grup”.

“Ne duhet ta pranojmë atë dhe të rikuperojmë situatën. Të enjten kemi një lojë tjetër këtu dhe duhet të jemi me gjithë energjinë për të qenë konkurrues dhe të pastrojmë kokën tani”.

“Ne kemi një ide të qartë në çdo aspekt që duhet të përmirësohemi. Kjo është fakti, ky është realiteti. Nuk mund ta analizojmë ndryshe. Ky është çelësi”, tha Pochettino.

Ndeshjen e ardhshme Chelsea do ta zhvilloj sërish në shtëpi ku pret Manchester Unitedin.