Pocchetino: Është e rëndësishme të jemi të parët dhe të luftojmë për trofetë e tjerë

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pocchetino ka folur pas fitores ndaj Lyonit.

PSG triumfoi me rezultatin 4-2 dhe pas kësaj fitore u ngjit në pozitën e parë të Ligue 1.

PSG ka barazuar pikët me Lille e cila ka 63 pikë gjithashtu, por pas ndeshjes, Pocchetino u shpreh i kënaqur me pozitën në ligë.

Argjentinasi shprehu se është e rëndësishme që të jenë të parët në ligë dhe të luftojnë për trofetë e tjerë në dispozicion

“Po sigurisht, mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh në krye të renditjes dhe ne ende jemi duke garuar në tre gara”, tha ai.

“Ne jemi shumë të lumtur sepse ishte një paraqitje vërtet e mirë dhe natyrisht që të vazhdojmë në këtë mënyrë është ajo që presim nga skuadra në të ardhmen”, përfundoi Maurizio Pocchetino.