Po zbulohet skenari me “kryeministrin”, sot u prezantua te selia e VMRO-DPMNE-së

Të rinjë nga iniciativa “Pse jo” dhe “Unë besoj”, në stilin e ngjashëm me veprimin e dikurshëm të Lëvizjes Zgjohu të Artan Grubit, gjoja në përkrahje të një shqiptari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut ka dalur sot me mesazh para selisë së VMRO-DPMNE-së. Selia e VMRO-DPMNE-së kushtoi miliona euro dhe u ndërtua në kohën kur Gruevski ishte në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit që flet mjaft edhe për aksionin e sotëm të iniciativës “Pse Jo”. Ata janë munduar të aktrojnë “armiqësi” me VMRO-DPMNE-në edhe pse shqiptarët nuk kanë harruar se para tre viteve deri sa ishte në koalicion me BDI-në, VMRO ishte partia më e pasur në Evropë, kurse tani kur BDI është dobêsuar VMRO gjendet në buzë të bankrotit.
“Për vite me radhë, politika maqedonase sundohej eksluzivisht nga binomi i partive maqedonase, i cili para së gjithash na dëmtoi ne, të rinjtë shqiptarë të këtij vendi.

Sot, Ne jemi këtu, para selive të binokit maqedonas, që reagoi aq ashpër dhe në mënyrë përjashtuese ndaj ambicies sonë legjitime dhe të drejtë, për të thënë që ka ardhur koha jonë.

Në këto zgjedhje, ne, të rinjtë shqiptarë do t’i shkojmë deri në fund rrugëtimit për barazi dhe liri që filluan prindërit dhe gjyshërit tanë tre dekada më parë.

Ne nuk duam të vazhdojmë t’i shohim miqtë dhe familjen tonë të largohen nga vendi.

Ne duam të kemi barazi të plotë.

Kjo është koha jonë! Është koha për Kryeministrin shqiptar! Koha për të përmbushur ëndrrën dhe për të përmbyllur udhëtimin!” thanë ata në paraqitjen e tyre qesharake mes të Shkupit.