“Po përjetojmë tmerrin”, qytetarët e Mariupolit: Po na vrasin

Një banor i qytetit të rrethuar të Mariupolit në jug të Ukrainës ka regjistruar një video ku tyregohet situata e dëshpëruar në qytet.

Videoja u regjistrua të dielën në mëngjes në rrugë të shkreta dhe u postua në Tëitter. Ajo tregon gjithashtu dyqane të grabitura dhe njerëz që përpiqen të gatuajnë jashtë në temperatura nën zero.

Gati 2200 njerëz janë vrarë nga bombardimet e qytetit. Përpjekjet e përsëritura për të dërguar ndihma humanitare në qytet kanë dështuar deri më tani.

Ja çfarë tha banori:

“Nuk ka ndihmë humanitare dhe nuk do të ketë. Evakuimi i njerëzve paqësorë është i pamundur. Njerëzit janë në një situatë shkatërruese. Uji, ushqimi po i vjen fundi, njerëzit detyrohen të hyjnë në dyqane, në kërkim të gjërave të nevojshme, tani është minus 7.

Automjetet ushtarake ruse dhe gjithashtu nga DNR [Republika Popullore e Donetskut e mbështetur nga Rusia] nuk kanë turp nga sulmet ajrore, qyteti është nën sulme ajrore dhe granatime nga grada dhe mortaja…

Ka mijëra viktima mes civilëve paqësorë… në të gjitha pjesët e qytetit! Unë kam qenë në anën e majtë, tani jam në Illicha [një lagje e Mariupolit] … Është si një mulli mishi këtu.

Ne ndjejmë hidhërim, dëshpërim – kjo tokë është lagur me këtë…

Rusët erdhën këtu me një propozim të arsyeshëm, sipas mendimit të tyre, por ata mbollën dëshpërim frikë, hidhërim… na e kanë hequr qetësinë… Po na vrasin… Ja çfarë po ndodh… Qyteti nuk ka rrymë për 13 ditë, nuk ka ngrohje, ujë. … Dhe bota nuk e di se çfarë po ndodh këtu…

Ky është tmerr… Këtu është mirëmëngjesi ynë…” /Abcnews.al/