Po largohem në Gjermani për jetë të re, por mendjen gjithmonë do ta kem në vendlindje

Gazetarja Mirjeta Dervishi Sadiku tash e tutje do t’i mungojë konferencave të ekzekutivit për faktin se ajo udhëtoi drejtë Gjermanisë për të nisur një jetë të re, shkruan Kosova Post.

Teksa gjendej në aeroport, ajo shihet të jetë e mërzitur që po e lë vendin e saj që shumë e deshi dhe se rrugëtimi i saj drejt Gjermanisë është vetëm për të siguruar një jetë më të mirë nga që e kishte në Kosovë për vite me rradhë.

Ata lotë që shihen nga postimi i saj në Facebook nuk janë lotë gëzimi por lot të dhimbjes që po e lë Kosovën vendin ku ushtroi profesionin e saj të gazetarës për 15 vite, ndërsa ishin të shpeshta pytjet e saj për liberalizimin e vizave dhe migrimet e të rinjve për kushte më të mira pune në Evropë.

Ajo tashmë mori rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë, por nuk ja dëshiron askujt një fat të tillë që ta lë vendin ku u lind për një vend tjetër ku gjithmonë do të ndihet i huaj.

Andaj gazetarja Dervishi ka lutur polikën kosovare që të sigurojë kushte të mira jetese, sepse sipas saj askush nga dëshira nuk do të lakmonte për rrugët e Evropës nëse në Kosovë do të kishte kushte të mira për jetesë.

“Ndëgjofsha mirë për ty Kosovë! Jetën po e filloj në një vend tjetër por mendjen do ta kem gjithmon tek ti” ka shkruar gazetarja e Kosova Post Mirjeta Dervishi, derisa është përshendetur me familjarët e saj me lot në sy në Aeroportin e Prishtinës.

Postimi i plotë: