Ka nisur hetimi për gjetjen e administratorëve dhe anëtarëve të grupit të mbyllur “Dhoma Publike”, në rrjetin social Telegram, ku janë publikuar fotografi intime dhe video të vajzave të mitura nga më shumë qytetet të Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur mbrëmë nga Byroja për Siguri Publike.
“Nga Byroja për Siguri Publike është nisur hetim. Prokuroria publike po kërkon administratorët dhe anëtarët e këtij grupi. Në të njëjtën kohë dëshirojë të apeloj tek të gjithë ne, tek prindërit, institucionet arsimore për kontroll më të madh mbi fëmijët dhe me kohë të reagohet edhe në familjet edhe në shkollat”, ka deklaruar kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili ka thënë se edhe më parë ka pasur raste të tilla të cilat janë zbardhur, përcjell SHENJA.
Maqedoni Po kërkohen administratorët e faqes “dhoma publike”, Kryeministri teknik deklarohet për rastin