Po kalonte në shtegun për këmbësorë – Goditet nga vetura një grua në Shkup

Një grua e moshës së mesme është goditur nga një automjet teksa kalonte rrugën në shtegun për këmbësorë. Sipas dëshmitarëve okularë, goditja ka qenë e fortë, ndërsa policia prej disa orësh qëndron në vendngjarje, informon Klan Macedonia.

Policët që ndodheshin në vendngjarje nuk deshën të japin shumë detaje për ngjarjen, por vetëm konfirmuan se është goditur një zonjë, ndërsa u shprehën se nuk janë në dijeni të gjendjes së saj shëndetësore./KlanMacedonia