Shkruan: Muhamer Pajaziti
Presheva me mbi 99 për qind shqiptarë, drejtori i Spitalit serb.
Së fundi janë punësuar një numër i madh i mjekëve serb, ndonëse shumë mjek shqiptare janë duke pritur me vite nëpër lista.
Puna nuk është aspak në mirë edhe Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Preshevë. Së fundi po punësohen gjithnjë e më tepër policë serb.
Nga Presheva janë larguar edhe Gjykatat dhe Prokuroria. Nuk ka maternitet, ka shlyerje të adresave dhe rajoni është i rrethuar me xhandarmëri.
Popullsia është e frikësuar nga ky militarizim dhe nuk proteston.
Shqiptarët janë të ndarë në shumë parti dhe faktori ndërkombëtar po hesht ndaj këtij realiteti.
Kjo po ndodh në kohën kur po kërkohet asociacion për serbët e privilegjuar në Veri të Kosovës. Edhe Bujanoci është në gjendje të njëjtë, mos të flasim për Medvegjën…