Plettenberg: Barca do të bëjë ofertën prej 50 milionë euro plus bonuse për Lewandowskin – transferimi bëhet

Barcelona do të kompletojë transferimin e Robert Lewandowski.

Skuadra katalane është e vendosur ta kompletojë transferimin e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Florian Plettenberg nga ‘Sky Germany’ raporton se Barca do të bëjë ofertën finale prej 50 milionë eurove plus bonuse, përcjell lajmi.net.

Oferta pritet të bëhet zyrtare gjatë orëve të ardhshme dhe Bayern pritet ta pranojnë këtë ofertë.

Bavarezët duan që këto para t’i shfrytëzojnë për blerjen e kartonit të Matthijs De Ligt nga Juventus.

Barca kësisoj mund të kompletojë së paku dy lëvizje të mëdha brenda kësaj jave, me Raphinha që po ashtu shihet si çështje e kryer.