Plenkoviq: Në Samitin në Zagreb kemi ambicie që të fillohen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në Samitin në Zagreb kemi ambicie dhe qëllim të qartë – të fillohen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para majit. Këtë e theksoi sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

“Ne do të insistojmë në këtë. ne shkojmë në mënyrë ambicioze në Samitin në Zagreb, me qëllim të qartë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para majit”, theksoi Plenkoviq.

Sipas tij, përvoja e Kroacisë flet se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm – menaxhimi ekonomik, që, vëren ai, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat potencoi se nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë për dërgimin e dy porosive të rëndësishme – në Samit takimet të bëhen në mënyrë “sistematike” dhe të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union që kjo të bëhet më e qartë dhe me nxitje më të madhe për vendet-kandidate.

Plenkoviq, gjithashtu, angazhohet për “dialog sistematik” në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, duke përkujtuar se në “Samitin në Zagreb në vitin 2000 dhe pastaj në Selanik në vitin 2003 vijon 15 vjet pauzë – deri në vitin 2018 dhe Samiti në në Sofje. Pason në Zagreb në vitin 2020.

“Dëshiroj të paktën çdo dy vjet të jemi në përbërje të plotë – anëtare të Unionit dhe vendeve kandidate. Kjo politikisht është shumë e rëndësishme, sepse këtu vjen nxitja për hapa përpara, ndaj reformave dhe perspektivës evropiane”, tha Plenkoviq.

Në pyetjen çfarë modeli të zgjerimit favorizon, Plenkoviq u përgjigj se bëhet fjalë për “model kroat”, gjegjësisht ekziston neni 49 të Marrëveshjes së BE-së, në bazë të së cilës të gjitha vendet evropiane mund të bëhen anëtare.