VMRO-DPMNE: Angelovska dhe Mançevski bëjnë partizim të institucioneve

Nina Angellovska gënjen si mentori i saj Zoran Zaev.

Angellovska së bashku me Mançevskin bëjnë partizim të institucioneve shtetërore.

Zgjedhjet afrohen, të frikësuar nga humbja e cila i pret në mënyrë të përforcuar i partizojnë institucionet. Çdo ditë ka punësime të kundërligjshme të ushtarëve partiak.

Angelovska gënjen kur thotë se punësimet nëpër institucione janë për shkak pensionimeve. Në vitin 2018 në MSHIA janë pensionuar 35 persona!? Në shpalljen e fundit, MSHIA shpalli thirrje publike për 35 përmbarues. Që të bindet Angelovska sa janë keqpërdorimet dhe të kuptojnë cilat janë pasojat e aventurës së saj në MF, le t’i shoh shpalljet e fundit edhe në MBPEU – 20 përmbarues, Kadastër – 23 përmbarues, Ministria e Kulturës – 12 përmbarues, Komuna e Gjorçes – 13 përmbarues.

Të gjitha keqpërdorimet që i bëjnë Angelovska së bashku me pushtetin kriminel do të jenë të qasshme për qytetarët për një kohë shumë të shkurtër dhe atëherë saktë do të dihet nëse punësimet janë për shkak nevojës për punësime apo për ryshfet parazgjedhor!

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së