Plenkovic: Në Samitin e Zagrebit do të jepet një kornizë kohore për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic deklaroi se kryesimi kroat i Bashkimit Evropian, nëpërmjet samitit në Zagreb në muajin maj, do t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë europiane, kornizë të qartë kohore, por edhe metodologji për negociatat e ardhshme.

Plenkovic në një interviste për “France 24” përsëriti se pret prezantim të propozimit për ndryshime të caktuara të metodologjisë së procesit negociues dhe raport plotësues për progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kjo do të na çojë deri në arritjen e zgjidhjes politike dhe do të kthejë besimin tek të dy vendet para samitit të BE-së që do të mbahet në Zagreb”, theksoi ai.

Plenkoviq shtoi se sfidat kryesore të kryesimit të BE-së, krahas zgjerimit të Unionit do të jetë edhe Brexit-i si dhe korniza financiare shumëvjeçare e BE-së.

“BE-ja dhe Britania e Madhe në muajt e ardhshëm do të duhet të tregojnë pjekuri dhe të bien dakord për fushat kyçe në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme deri në fund të vitit 2020″, theksoi Plenkoviq.