Firmoset ligji, Pentagoni në “listën e zezë” të Iranit

Presidenti iranian Rouhani ka firmosur ligjin i cili e përfshin Pentagonin e SHBA në ‘listën e zezë’ si organizatë terroriste. Ligji përcakton se Pentagoni është “organizatë terroriste”, dhe të gjithë anëtarët e saj janë në “listën e zezë” të Iranit. Kjo ndodhi pak ditë pas vrasjes në Baghdad të gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga forcat ajrore të SHBA. Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit , Mike Pompeo i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të kundërshtojnë regjimin iranian dhe të mbështesin SHBA në sanksionet kundër tij. Në deklaratë Pompeo thotë se SHBA po sanksionon tetë liderë e iranianë. SHBA i akuzon këta persona si terroristë për veprime të dhunshme dhe vrasjen e 1500 protestuesve për liri. Po ashtu Pompeo bën me dije se Donald Trump do të firmosë sanksione kundër ndërtimit, ekonomisë, mineraleve dhe tekstileve iraniane. Kjo do të ndodhë derisa Irani të ndryshojë sjellje.