Plasin grushtet për ndihmat për tërmetin në Shqipëri (VIDEO)

Ndarja e disa pakove me ndihma për tërmetin në fshatin Qafzezë të Korçës ka degjeneruar në zënka verballe dhe grushte mes banorëve të zonës dhe kryeplakut.

Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës, përcjell abcnews.

Pas kësaj, banorët kanë tentuar të marrin vetë ç’kanë gjetur aty duke shkaktuar edhe sherr mes të pranishmëve.

Sherri ka qenë i ashpër ku disa prej banorëve kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke pësuar edhe dëmtime fizike.

Video u publikua nga abcnews.