Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, njoftoi të martën se do të përshpejtojë zbatimin e politikave ekzistuese mbështetëse dhe do të forcojë kërkimin për zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit privat.
NDRC-ja bëri të ditur në një deklaratë se mbajti një takim të martën me pesë kompani private vendase, për të kërkuar mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi zhvillimin ekonomik, si dhe përgjigjen ndaj tarifave shtesë të SHBA-së.
Zheng Shanjie, kreu i NDRC-së, tha në takim se komisioni do të përmirësojë mekanizmin e tij të rregullt të komunikimit me kompanitë private, do të dëgjojë reagimet e tyre dhe do t’i ndihmojë ata në tejkalimin e vështirësive, citon “Xinhua”.
Duke u përballur me rreziqe dhe sfida nga jashtë, duke përfshirë tarifat shtesë të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Kina do të promovojë në mënyrë të qëndrueshme reformën e saj, tha Zheng.
Përfaqësuesit e pesë kompanive shprehën gatishmërinë e tyre për tarifat shtesë të SHBA-së, duke vënë në dukje se po marrin në mënyrë aktive masa për të përballuar situatën.