Planet për rritje të familjes, flet vetë Xhensila

Xhensila Myrtezaj është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Së fundi ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur për karrierën dhe familjen, shkruan lajmi.net.

Ajo u shpreh e lumtur që ka mbaruar sezona verore, pasi sipas saj, nuk i mjaftonte koha të qëndronte larg nga vajza e saj.

Me humor, Xhensila, tha se bashkëpunimi më i mirë me Bes Kallakun, ishte Ajka.

“Mami im thotë që i ka ngjarë Xhensilës, mami i Besit thotë që i ka ngjarë Besit. Në të vërtetë, i ka ngjarë shumë Besit nga ana e karakterit, megjithatë, ajo është në rritje”, është shprehur këngëtarja.

Sipas Xhensilës, Ajka do të bëhet këngëtare si ajo, apo aktore si i Besi.

“Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja gjenet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar. Unë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, tha Xhensila.

E sa i përket rritjes së familjes, Xhensila kishte një përgjigje.

“Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”, përfundoi Xhensila./Lajmi.net/