Plagosi gruan me të cilën bashkëjetonte, gjendet i vdekur 38-vjeçari

Nga MPB sot kanë dhënë detaje nga ngjarja e djeshme në Veles ku fillimisht u raportua se është plagosur një grua me armë zjarri, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pasi kishte plagosur gruan me të cilën bashkëjetonte, 38-vjeçari është gjendur i vdekur në një lokacion tjetër në Veles.

“Me datë 26.01.2023 në ora 07:47 në SPB-Veles, nga Emergjenca Mjekësore Veles është raportuar se tek ta është dërguar një grua 25 vjeçare me lëndime trupore dhe plagë me armë zjarri të shkaktuar nga bashkëshorti i saj me të cilin nuk kishte kurorë Z.T.(38), pas çka ajo është transferuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Pas marrjes së masave, efektivët e policisë gjetën Z.T. në një banesë në rrugën “Andon Shurkov” në Veles me plagë nga arma e zjarrit. Një ekip i Emergjencës Mjekësore të Velesit ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.