Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ka dënuar me 18 burgim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën.
Gjykata e ka shpallur fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në fabrikën e metaleve në Kukës.
“Shala duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më vete për secilën vepër penale. Trupi gjykues ka përcaktuar dënimet në vijim: dënim me 6 vjet burg për krimin e luftës së ndalimit arbitrar, dënim me 16 vjet burgim për torturë, dhe dënim me 18 vjet burg për vrasjen e paligjshme. Ju dënon me dënim 18 vjet burg”, ka konstatuar Trupi Gjykues në rastin e Shalës.