Pjesëtari i Grupit të Kumanovës përkujton 6 vjetorin e ‘Lagjes së Trimave’

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës të UÇK-së, Demë Shehu ka kujtuar ngjarjet e 9 majit në Lagjen e Trimave të Kumanovës. Ja postimi i tij:

Si sot,para gjashtë viteve,në këtë orë të hershme të mëngjesit,polic dhe ushtar të pushtetit fashist e terrorist të kryeterroristit gruevski,sulmuan nga të katër anët,me të gjitha llojet e armatimit,pa kursyer asnjë shtëpi në Lagjen e Trimave,shtëpi të cilat ishin të banuara me Shqiptar,kryesisht pleq,gra e fëmij.
Hovin ,asaj makinerie vrastare me mijëra terroristë që sulmonin shtëpitë e Shqiptarëve, ia ndalen ushtarët e UÇK-së,që në agun e mëngjesit.
Atë pushtet fashist të kryeterroristit gruevski,Bijt e Shqipes e turpëruan dhe e fundosen njëherë e përgjithmonë.
Po mos të ishte beteja e Lagjes së Trimave,akoma do të ishte në pushtet gjakpirësi i Shqiptarëve, gruevski.
Këtë fakt kurrë mos e harroni.
Ishim të pakët në numër, rezistuam aq sa kishim mundësi përballë mijëra forcave policore e ushtarake.
Edhe pse ishim të pakët në numër,Idealin e kishim të madh dhe Ideali ynë do të jetoj së bashku me ne dhe kurrë nuk do të reshtim së jetësuari idealin tonë.
Mos i harroni Dëshmorët e Kombit,por lartësone luftën dhe flijimin e tyre,sepse ata dhe ne ua thamë buzëqeshjen fëmijëve tanë,që t’ua rikthejmë buzëqeshjen fëmijëve tuaj.
Heronjtë tanë e dhanë jetën që ju të jetoni të lirë.
Lavdi Heroizmit të Burrave më të mirë të Kombit; Mirsad Ndrecaj,Beg Rizaj,Xhafer Zymberaj,Fatlum Vishesella,Arben Rexhaj,Nysret Kaloshi,Turgaj Gashi,Valon Kabashi,Samid Kastrioti,Hysen Rushiti.

Asgjë në këtë jetë nuk është e përjetshme,as denimet tona nuk do të jenë të përjetshme,sepse jetëgjatësia e këtij pseudoshteti që u bë “shtet” me tokat e aneksuara Shqiptare,është shumë e shkurtër. I përjetshëm do të jetë vetëm Ideali ynë,e përjetshme do të jetë vetëm Shqipëria. Shëndet dhe kurajo të gjithë bashkëluftëtarëve. Rroftë përjetë Shqipëria !