Pirlo gëzon Dybalan, ia konfirmon pozitën e titullarit ndaj Veronas

Andrea Pirlo ka dhënë lajme të mira për Paulo Dybala.

Ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala do të jetë startues në ndeshjen që ‘Zonja e Vjetër’ e luan ndaj Veronas.

Lojtari nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion në ndeshjet e fundit dhe bënte të ditur se ishte i pakënaqur. Por, situata për të do të ndryshojë këtë fundjavë.

“Mund të konfirmoj se Dybala do të jetë startues nesër”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.

“Kishte progres të mirë në stërvitje dhe mund të themi se është korrekte nëse ai starton”, shtoi italiani.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë mungesa e madhe e Juventus, pasi u infektua me Covid-19.