Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique pritet të jetë në dispozicion për ‘El Clasico’.
Fillimisht kishte dyshime për Pique, pas shqetësimeve që kishte gjatë ndeshjes me Galatasaray në 1/16 e Europa Ligës.
Pique kërkoi të zëvendësohet mbrëmë gjatë ndeshjes në Turqi, por sipas mjekëve ishte si opsion paraprak për parandalimin e një lëndimi më serioz, transmeton lajmi.net.
Ai me gjasë do të jetë në dispozicion për trajnerin Xavi Hernandez, për ndeshjen më të rëndësishme të futbollit ‘El Clasicos’.
Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet të dielën (20 mars), me fillim nga ora 21:00.