Pique ia bën vetes, ishte në listën e Enriques për Katar 2022

Gerard Pique ishte në listën e zgjedhjeve të Luis Enrique për Kupën e Botës Katar 2022.

Megjithatë sipas raportimeve nga Spanja, pas vendimit të tij për t’u tërhequr ndryshoi planet e trajnerit të Spanjës.

Më tej theksohet se Enrique e kishte në planet e tij Piquen dhe nuk e priste tërheqjen, megjithatë mbrojtësi zgjodhi ta “surprizonte” trajnerin e përfaqësueses së tij.