Pique e ndalon Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami

Gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll, sepse, edhe pse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët që lindën, do t’i detyrojnë ata të shkojnë para gjykatësit.

Milan dhe Sasha, dy fëmijët e tyre tashmë janë me pushime në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa – gazetares së Televisión Española-, dëshira e nënës së tyre është t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.

Megjithatë, nga diku në Suedi, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Me sa duket, Shakira po ndihet vetëm dhe dëshiron që ta shoqërojnë fëmijët, por për ta bërë këtë duhet që që Pique të nënshkruajë një dokument që i jep leje.

Në këtë kuptim, refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg gjyshërve të tyre do të përfundonte duke prekur fëmijët.

Kjo për shkak se prindërit e Piques janë kujdesur për fëmijët që kur kanë lindur.

Kështu që Pique përpiqet ta mbrojë atë lidhje dhe nuk do t’i lejojë ata të kalojnë dy muaj pa u parë.