Pioli është shkarkuar praktikisht në dhjetor nga Milani

Stefano Pioli duhet të luftojë për punën e tij te Milani, pasi thuhet se kuqezinjtë kishin vendosur ‘praktikisht të shkarkonin’ trajnerin italian në dhjetor.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në qershor 2025 dhe pavarësisht raporteve në rritje për largimin e tij në fund të sezonit, presidenti Paolo Scaroni dhe drejtori Giorgio Furlani kanë konfirmuar së fundmi besimin e tyre te trajneri emilian.

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, gjigantët e Serie A kishin vendosur praktikisht të shkarkonin trajnerin e tyre në dhjetor pas një barazimi ‘zhgënjyes’ 2-2 kundër Salernitana në Stadio Arechi.

Por, mungesa e zëvendësimeve bindëse dhe mbështetja nga lojtarët më me përvojë të Milanit thuhet se e bindi klubin të konfirmonte Piolin deri në fund të sezonit.

Sipas raportit, shanset e Piolit për të qëndruar në krye të Rossonerëve sezonin e ardhshëm janë mjaft të ulëta, edhe nëse 58-vjeçari fiton Ligën e Evropës ose titullin e Serie.

Raporti përmend emra si Antonio Conte, Thiago Motta, Roberto De Zerbi dhe Julen Lopetegui si trajnerë me ‘karakteristika interesante’ për drejtuesit e klubi nga Casa Milan.