Philadelphia 76ers merr fitoren e radhës, mposht para tifozëve të vet Toronton

Philadelphia 76ers ka marrë fitoren e radhës në NBA, teksa para adhuruesve të vet ka mposhtur Toronto Raptors me 10 pikë diferencë 121:111.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, ku çereku i parë i takoi skuadrës mysafire, por vendasit bën një rikthim për ta kontrolluar pjesën tjetër të ndeshjes.

Tre yje të 76ers kanë shkëlqyer në këtë takim duke shënuar mbi 30 pikë që i sollën fitoren e 20-të këtë edicion skuadrës së udhëhequr nga trajneri Nick Nurse.

Tobias Harris dhe Maxey realizuan nga 33 pikë, derisa Joel Embiid e mbylli duelin me 31 të tjera, 10 kërcime e nëntë asistime.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Pascal Siakam me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.