Petrovska për Krivollak: Po përgatitet stërvitja më e madhe ushtarake (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot vizitoi poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkupit.

“Së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, sot vizituam poligonin Krivollak. Përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtu këtë pranverë, “Swift Response 22”, po ecin në rendin më të mirë, sikurse edhe projektet zhvillimore të Krivollakut”, ka thënë ajo përmes rrjeteve sociale.(INA)