Bashkëpunimi për një rajon paqësor dhe të sigurt, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk.
“Në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Arben Mehaj, shkëmbyem mendime për sfidat aktuale gjeopolitike, kontributin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë pjesëmarrjen në misionin e KFOR-it të NATO-s, ka shkruar Petrovska, e cila qëndron sot për vizitë në Kosovë.




