Petkoviq – Çitakut: Kur s’e pranoni se një serb është më i miri, e fyeni primitivisht

Pas Ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku për qëndrimin e saj rreth tenistit Novak Gjokoviq.

“Kur ju nuk e pranon se një serb është më i miri, atëherë ju primitivisht e fyeni atë”, është shprehur Petkoviq, transmeton Klankosova.tv.

“Ka vetëm një përgjigje për të gjithë ata që fyejnë dhe sulmojnë – të qenit kampion. Përpara Gjokoviq”, ka shkruar ai në Twitter.