Petkov: Vizita në Shkup – sukses i madh

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, para gazetarëve në Sofje, vizitën e djeshme në Shkup e ka vlerësuar si sukses të madh. Ne të parët shtrijmë dorën, kurse ata na dhanë notën që e kërkonim dy vite – ka thënë para gazetarëve në Sofje, Kryeministri Petkov.

KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Kjo është shumë më e rëndësishme nga vetë emri I shkurtë e I gjatë. Kjo tregon se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territorial ndaj Bullgarisë. Është diçka normale që ata ta thuajnë, por flitej për notën, flitej e negociohej, kurse ne për shkak të qasjes së re – e fituam. Këtu duhet të kutpojmë se vizita e djeshme ishte një sukses I madh”

Kryeministri bullgar para gazetarëve ka thënë se grupet e punës do të debatojnë për pjesën e historisë ku ka pasur regjim fashist në gjithë Evropën dhe si ka ndikuar kjo në territorin e Maqedonisë së sotme të Veriut.

KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Më e rëndësishme është se u dakorduam të kemi lidhje transporti nga Sofja për në Shkup, brenda 60 ditëve. Kjo do të bëhet në mënyrën më transparente”

Emri I shkurtë I vendit – Maqedonia e Veriut, nga dje tashmë nuk është problem për Bullgarinë. Përdorimi I emrit të shkurtë që ishte një nga kërkesat “5+1” që Bullgaria ia dorëzoi Maqedonisë, e që Sofja e vlerësonte si pretendim territorial dhe kërkonte nga Shkupi të sqarohet me notë në OKB, është hequr nga tavolina me marrëveshjen e arritur midis Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov./KlanMacedonia/