Pësoi disfatë të dhimbshme nga Atletico Madridi, por Bellingham mori vëmendje me veprimin që bëri pas ndeshjes

Real Madridi pësoi humbje 3-1 nga Atletico Madridi në fundjavën që shkoi në La Liga, por që Jude Bellingham ka marrë sërish vëmendje edhe pse nuk shënoi në këtë derbi.

Los Cholchoneros e nisën ndeshjen furishëm, duke shënuar dy gola për 18 minuta, ndërsa Los Blancos u kundërpërgjigjën me anë të Toni Kroos.

Por, Alvaro Morata u dha goditjen e fundit në fillim të pjesës së parë, derisa mesfushori anglez nuk pati një paraqitje të mirë si në ndeshjet e kaluara.

Mirëpo, Bellingham e mori vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, kur po shkonte drejt zhveshtores, pas përfundimit të ndeshjes.

Ai kishte para tij emblemën e Atletico Madridit në tokë, por që i kaloi anash, duke mos e shkelur atë në shenjë respekti.

Jude Bellingham refuzoi të ngjitej në stemën e Atletico Madridit pas fishkëllimës së fundit pasi Real Madrid humbi derbin 3-1.

Është vetëm një tjetër dëshmi se sa i pjekur është 20-vjeçari. Ai nuk la emocionet e tij dhe qëndroi profesionist edhe përkundër një disfate të dhimbshme.