Pesë të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dy prej tyre zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë, një mjek është arrestuar po ashtu nën dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i janë caktuar 48 orë paraburgim.