Kosnett: Ishte nder i madh shërbimi në Kosovë (VIDEO)

Ambasadori amerikan në largim, Philip Kosnett ka thënë se të qenit ambassador i SHBA-së në Kosovë ka qenë një nder i madh për të.

“Unë largohem i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendësi im Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Jeffrey M. Hovenier do ta zëvendësojë Philip Kosnett në postin e të dërguarit të Washingtonit në Kosovë, njofton Klankosova.tv.